TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2025, 07:24

Temperatura deri në 39 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 39 gradë, njihuni me parashikimin e motit për

Do të vijojnë valët e nxehta afrikane ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave shumë të larta gjatë paradites.

Vlera ekstreme priten në Qarkun e Elbasanit dhe Beratit. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës 15°C ndërsa maksimalja pritet në Koplik dhe Cerrik duke arritur një maksimum prej 39°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

 

 

Lini një Përgjigje