TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shtator 2025, 06:53

Temperatura nën 30 gradë dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e shtunë

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura nën 30 gradë dhe reshje shiu, parashikimi i motit për

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperatura nën 30 gradë dhe reshje shiu, parashikimi i motit për

Temperatura nën 30 gradë dhe reshje shiu, parashikimi i motit për

Lini një Përgjigje