SPAK i ka besuar firmës së Luan Bashës dhe Armand Agollit një tender të radhës, për të kryer një tjetër shërbim.
Kompania “ATOM”, e dy aksionerëve Luan Basha dhe Armand Agolli janë shpallur sërish fitues nga prokuroria e posaçme SPAK, të një kontrate financiare me vlerë 275 milion lekë të vjetra.
Kontrata ka si qëllim furnizimin e SPAK dhe BKH-së me kompjuterë të llojit “All in one” si dhe pajisje të tjera elektronike fotokopje dhe printerë, për shkak të zgjerimit të organikës me hetues financiar dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të hetimit.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se “ATOM” edhe më parë ka pasur një marrëdhënie tregtare të paracaktuar me SPAK, ku nga zyra e financës së këtij institucioni, janë paguar mbi 1 miliard e 774 milion lekë të vjetra, më qëllim kryerjen e shërbimit për ndërtimin e sistemit për mbrojtjen kibernetike të institucionit.
Por tashmë SPAK i ka besuar firmës së Luan Bashës dhe Armand Agollit një tender të radhës, për të kryer një tjetër shërbim.
Mësohet se në muajin Gusht 2025, prokuroria e Posaçme SPAK, ka akorduar një fond prej 350 milion lekë të vjetra duke e copëzuar këtë shumë financiare në 4 lote të ndryshme me vlerat si më poshtë vijon:
Loti I vlera 16,361,500 lekë.
Loti II vlera 17,624,750 lekë.
Loti III vlera 739,500 lekë.
Loti IV vlera 268,667 lekë.

Në dy lotet e parë që përkojnë dhe me shumën më të madhe financiare, kompania “ATOM”, është shpallur fituese përmes ofertës ekonomike prej 14,669,000 dhe 12,836,500 lekë. Të dy lotet së bashku shkojnë në vlerën prej 275 milion lekë të vjetra.
Në dy tenderët e parë garonin dhe kompanitë “Advanced Business Solutions – ABS”, “BNT Electronics”, “Electron Albania 2008”, “Optima Communication”, “PC Store”, “Kallfa” dhe “Sinteza Co”.
Mësohet se aksionerët e 1 ose 2 kompanive të mësipërme kanë ankimuar procedurën e shpalljes së fituesit “ATOM” në Komisionin e Prokurimit Publik, duke argumentuar një seri shkeljes në formatin e pikëzimit dhe skualifikimit.
Ndërkohë dy lotet e tjera 3 dhe 4, me vlera të vogla financiare prej gati 5 milion lekë të vjetra, i kanë fituar kompanitë “RIKON-AL”.
Lini një Përgjigje