TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2026, 08:17

Tensione para Kryeministrisë, policia kërkon largimin e protestuesve: Do të marrim masa!

Shkruar nga Pamfleti
Tensione para Kryeministrisë, policia kërkon largimin e protestuesve:
Qytetarët para Kryeministrisë

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar tensione përpara godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit që kanë qëndruar gjatë natës në bulevard janë përballur me thirrjet e Policisë për të liruar hapësirën publike dhe për t’u larguar nga zona.

Përmes megafonit, forcat e rendit u kërkuan qytetarëve të zhbllokonin qarkullimin, duke paralajmëruar se mosrespektimi i urdhrit do të sillte ndërhyrje dhe masa sipas parashikimeve ligjore.

"Në rast se rruga nuk lirohet, Policia do të veprojë në përputhje me ligjin", ishte mesazhi i përcjellë nga efektivët.

Megjithatë, protestuesit reaguan menjëherë ndaj paralajmërimeve, duke brohoritur në mënyrë të njëzëshme sloganin "Rama, jepe dorëheqjen" dhe duke vijuar qëndrimin e tyre para godinës së qeverisë.

Tensione para Kryeministrisë, policia kërkon largimin e protestuesve:

 

tensione kryeministria policia protestuesit

Lini një Përgjigje