Eksperti i sigurisë Gert Metani thotë se autori i ngjarjes së Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos rëndë një i tretë mund të dënphet me 10 vite burg sipas kodit të procedurës penale.
“Dispozita penale është kështu: aksident me pasojë, nga një deri në pesë vite, dhe pastaj nëse ka rrethana rënduese si konsumimi i alkoolit, manovra të gabuara, shkon deri në 10 vite. E nëse ka pastaj faktorë lehtësues që personi ka dhënë ndihmën e parë, kërkesa e faljes, pendesa, reflektimi për atë që ka bërë… Unë nuk jam gjyqtar dhe normalisht do analizohen të gjitha rastet, por në bazë të Kodit Penal, dispozitave në fuqi, rrethanave që ne dimë tani për tani, mesatarja 10 vite është”, tha eksperti.
Pas aksidentit të rëndë në Durrës u pezullua nga detyra deri në përfundim të hetimeve drejtori i policisë qarkut Durrës, Afrim Tafa. Në vend të tij është caktuar përkohësisht Ervin Hodaj.
Po ashtu për performancë të dobët është pezulluar edhe zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë Durrës, Zija Sulaj dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo.
Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hital urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.
Ky moster nuk mund te denohet me dispoziten shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, por vrasje me dashje, pasi ka qene dhe i dehur dhe me shpejtesi. Ky meriton te kalbet ne burg. Ne burg duhet te shkojne dhe gjithe policia rrugore, qe kapet me njerezit per gjera te vogla dhe nuk shikojne keto raste. DFhe kur te ndalojne i kerkojne leket hashiqare dhe te thone qe jemi dy ose tre qe njerezit te shtojne dozen e rryshfetit.