
Bllokohen rrugët kryesore të Tiranës...
Tirana do të përballet me një paralizim të pjesshëm të qarkullimit ditën e sotme, për shkak të aktivitetit sportiv “Triathlon”, i cili do të zhvillohet në Parkun Helen, pranë Liqenit të Farkës. Ky aktivitet, tashmë i kthyer në traditë, pritet të mbledhë qindra sportistë nga brenda dhe jashtë vendit në një garë që përfshin not, çiklizëm dhe vrap.
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka miratuar një plan masash për mbarëvajtjen e garës, duke përfshirë bllokime rrugësh dhe devijime të linjave të transportit publik. Më konkretisht, në datën 21 shtator, nga ora 08:00 deri në 13:00, do të kufizohet qarkullimi në rrugët “e Tuneleve”, “Daxhit”, “Panorama e Liqenit”, “Diga e Liqenit”, si dhe në segmente të rëndësishme si Bulevardi “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri”.
Ndërkohë, edhe linjat urbane do të pësojnë ndryshime drastike; disa prej tyre do të devijohen në drejtim të sheshit “Wilson” apo rrethrrotullimeve kryesore, ndërsa disa linja si 5/A, 10/A dhe 14 do të pezullohen tërësisht përkohësisht.
Pavarësisht ndalesave, autoritetet garantojnë se qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe i Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht. Megjithatë, qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet në këto zona dhe të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre, pasi kufizimet do të nisin që prej datës 19 shtator për përgatitjet teknike.
Kufizimi i qarkullimit
1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Triathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datë 21.09.2025 nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datë 19-20 Shtator 2025 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit), sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
– Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhir deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit), –
Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),
– Rruga -Diga e Liqenit”,(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqienit”),
– Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”).
– Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë) • Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë-pallati me shigjeta).
2- Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
– Linja Nr. 1/A “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit
-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon në njërin drejtim në “Sheshin Ëillson” tjetri në qendër.
– Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit”devijon te sheshi “Willson”.
– Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”.
– Linja Nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në qendër.
– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër.
– Linja Nr. 14 “Unaza” pezullollet përkohësisht.
3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë intenerarët e mësipërm
Lini një Përgjigje