
Analisti Arjan Curri ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Story”, ai u përfshi në një bashkëbisedim me ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuço, duke deklaruar se një anëtar i Gjykatës Kushtetuese po shantazhohet sepse i janë zbuluar mesazh intime.
Arjan Curri: Profesor Karamuço, po ju bëj një pyetje edhe pse ndoshta nuk do më përgjigjeni. A keni dijeni se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese po shantazhohet me kontakte personale të papërshtatshme?
Pyetje: Me meshkuj a femra?
Arjan Curri: Me femra. E them dhe kur është me meshkuj, por me femra.
Ervin Karamuço: Ka një informacion. Mesazhet janë sensitive të natyrës private. Nëse këto informacione flasin përveç çështjeve intime edhe për detyrën si gjyqtar, ai duhet të japë dorëheqjen.
Lini një Përgjigje