Aktualitet10 Qershor 2023, 11:01

U arrestua nga SPAK për blerje votash në Kavajë, detaji që "fundosi" 39-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua nga SPAK për blerje votash në Kavajë, detaji që
Klodian Kapedani

39-vjeçari Klodian Kapedani, i arrestuar mbi dyshimet se blinte vota, pasditen e së premtes, teksa ishte duke lëvizur në këmbë në qytetin e Kavajës ka dalë zbuluar përmes përgjimeve telefonike. Mësohet se për të riun nga Kavaja nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte të ndryshme politike, por korrupsioni zgjedhor është zbuluar rastësisht gjatë përgjimeve telefonike të disa personave të tjerë, të cilët janë në hetim nga SPAK për vepra të tjera panale, por që nuk kanë lidhje me korrupsion zgjedhjesh.

Pra, Kapedani ka komunikuar për blerje votash me persona që po përgjohen nga SPAK për llogari të tjera kriminale. Bisedat janë përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacioneve të komunikimeve online disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe gjatë datës 14 maj kur shqiptarët iu drejtuan qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendor.

Në këto biseda nuk përmenden shuma konkrete parash në këmbim të votës, por linte takim fizik me ta që t'u jepte paratë që të votonin pro kandidatit që ai mbështeste, ndaj kandidatit të Berishës dhe Metës, Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues në Kavajë.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë proçedim penal, janë krijuar dyshime se shtetasi K.K, me banim në Kavajë, në datën 14.05.2023, datë në të cilën janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit”, shprehet prokuroria.

klodian kapedani spak