
Rikthehemi përsëri tek "marifetçinjtë" tanë, kësaj here me denoncime e histori konkrete nga jeta e përditshme e qytetarëve. Në fakt tani do të flasim për historinë e njërit prej gazetarëve të redaksisë tonë, i cili si me porosi u gjend në një situatë që tregon fytyrën e vërtetë të mashtruesve.
Kisha dalë në një bar me miqtë e mi dhe njëri nga personat porositi "B-52" por kamarieri i sjell në tavolinë kanaçen false që mashtruesit e quajnë "8S2". Unë si gazetar dhe si njeri që është në dijeni të mashtrimit që ndodh rëndom me konsumatorët nga kompania B&M shpk dhe nga prodhuesi holandez "Bavaria" , reagova menjëherë duke i thënë kamarierit se miku im kishte porositur "B-52", dhe jo këtë produkt fals apo që ska lidhje me "B-52".
"Po si fals, ky është B-52 dhe ne këtë tregtojmë çdo ditë." - u kthye kamarieri.
Miku im mbeti pa fjalë dhe më pyeti: Pse nuk është ky "B-52"?! Ky është ai produkti për të cilin flitet në media dhe që unë akoma se paskam idenë?! Po si ka mundësi që unë sa herë pi një pije energjike më ofrohet ky produkt?! Kam frikë mos më ndodh diçka pasi kam pirë shumë nga kjo pije false. - thotë ai teksa i drejtohet kamarierit me fjalë ofenduese.
"Çfarë faji kam unë kur mua këtë më thonë të shes?!" - përgjigjet kamarieri.
Situata po agravonte dhe unë ndrëhyra për të "shuar zjarrin". Sa keq që në një kafe mes miqsh hyn në mes një produkt që mashtruesit na e kanë ngulur në mendje për B-52 por që nuk është as "B-52" e as 8S2 që e importojnë për të tillë pasi kanë korruptuar institucionet tona dhe bëjnë si të duan me konsumatorët. A ka më keq se të tallesh me inteligjencën e një populli? Unë mendoj se ky është fundi i çdo gjëje. Besoj të gjithëve u kujtohet aktorja jonë e mirënjohur Marjeta Llarja, e cila e luan me kaq pasion rolin e saj, e njëjtë është edhe teoria që ndiqet nga këto kompani mashtruese duke na ofrouar çudira. Një brand kaq i njohur si "B-52", tani na thonë ta quajmë "8S2" por është e njëjta gjë. Çudia më e madhe është se si mundet që këta tregtarë të mashtrojnë klientët e tyre ? Si mundet që bien kaq poshtë sa i binden këtyre mashtruesve? Kot nuk thonë që tregtarët për para bëjnë gjithçka. Mua si individ kjo teori nuk më bind pasi në fund të fundit jemi njerëz dhe si qytetarë të këtij vendi duhet të jemi pak të ndjeshëm e mos të lejojmë të na bëjnë dele dhe të na marrin nëpër këmbë. Po sikur ne të mos blejmë më, çfarë do të bënin ata? Pra ata duhet ti sqarojnë klientët se ky produkt i vjen për "8S2" dhe nuk është "B52". Mos ta marrin fare në dorëzim si produkt mashtruesve por ti abandonojnë pasi ata e meritojnë. Tregu ofron produkte pafund edhe më cilësore edhe më të lira nëse këto tregtarë nuk duan ti ofrojnë konsumatorit "B-52" e saktë, pra atë që i ofrohet me faturë tatimore si "B52". Mbase e kanë inat dhe nuk e duan të saktin por pse duhet të na e shesin sapunin për djathë?!
Këto tregtarë duke nisur nga supermarketet, pika shumice, bare e restorante a punojnë për të fituar?! Në një artikull të mëparshëm kemi treguar që mashtruesit fitimin e mbanin krejt për vete e që norma galopante e fitimit ishte 160% kundrejt normës që i linin këtyre kategori rishitësish që ishte 4, 5 deri në maksimumi 12%. Një anormalitet për këtë kategori që pajtohen me mashtruesit. Të ishte një shtet me rregulla e institucione të ndërgjegjshme nuk do ta lejonin kurr këtë normë fitimi, madje sdo ti lejonin mashtruesit të fusnin as në Dogana këtë produkt fals, pa identitet e jashtë çdo standarti ndërkombëtar. Nuk e kemi fatin të bëhet as minimumi, thjesht zbatimi i ligjit, e nuk do të na çonin deri në talljen me inteligjencën tonë. Marr shkas nga historia që më ndodhi në tavolinën e një bari me miqtë e mi ku situata agravoi dhe mu desh të shuaja zjarrin e ndezur nga tymnaja që ka lëshuar ky produkt në mbarë vendin.