Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e Ilir Metës.
Proda tha se Policia e Shtetit nuk ka shkelur ligjin, dhe forca përdoret kur bëhet rezidencë.
“Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua deputeti Klevis Balliu.
“Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e Shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur.”, iu përgjigj Proda.
Lini një Përgjigje