TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2024, 13:03

U lirua nga burgu pas 16 muajsh, vjen reagimi i parë nga Fredi Beleri

Shkruar nga Pamfleti
U lirua nga burgu pas 16 muajsh, vjen reagimi i parë nga Fredi Beleri
Fredi Beleri

Fredi Beleri ka reaguar për herë të parë pas daljes nga qelia pas 16 muajsh heqje lirie.

Ai thotë se është krenar, por jo i lumtur, pasi sipas tij drejtësia nuk u dha ashtu siç duhet.

Skai.gr teksa citon reagimin e Belerit, thotë se ai do ta çojë çështjen e tij në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Pas 16 muajsh paraburgim të vazhdueshëm, tani jam i lirë dhe krenar, por sigurisht jo i lumtur sepse shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri nuk u rivendos, institucionet nuk funksionuan, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhet. Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë. Lufta ime tani fillon. Vetëkuptohet se do të ankimoj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për atë që më mohoi regjimi shqiptar në një grusht shteti”, ka thënë ndër të tjera Beleri.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier pranoi sot me 2 Shtator kërkesën e Fredi Belerit për lirimin me kusht nga burgu.

Kjo ishte seanca e katërt në Gjykatën e Fierit për shqyrtimin e kësaj kërkese nga ana e Fredi Belerit. Me këtë vendim, Beleri fiton lirinë 1 muaj e gjysëm përpara nga koha e mbetur për vuajtjen e dënimit.

Në seancën e sotme, Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari. Ndërkohë, ishte gjyqtari i çështjes, Alfred Konomi, ai i cili shqyrtoi provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.

Pas dhënies së vendimit, avokati i çështjes Geni Gjyzari ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

 



fredi beleri lirohet nga burgu

Lini një Përgjigje