
Gazetari Fatos Mahmutaj mbeti i plagosur më 21 janar 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit.
Ai ka një tjetër qëndrim për krimin e ndodhur 13 vite më parë.
Mahmutaj nuk e quan krim shtetëror por e quan përgjegjësi penale e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
“Ilir Meta e gatoi, Sali Berisha e ekzekutoi. Është krim që rëndon mbi Sali Berishën dhe Ilir Metën. Nuk rëndon mbi shtetin. Nuk ka borxh shteti shqiptar që ishin uzurpuar nga dy persona të papërgjegjshëm. Përgjegjësia është direkte e Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Jam gati të dëshmoj nëse SPAK nis hetimet Urdhrin e ka dhënë personalisht Sali Berisha. Shefi i sigurisë së Berishës rrahu kreun e Gardës që të jepte urdhër për të qëlluar", tha ai për “Report TV”.
Lini një Përgjigje