Aktualitet24 Shtator 2023, 13:20

U shkrumbua nga zjarri, publikohen pamjet me dron të fabrikës së bojërave në Maminas

Shkruar nga Pamfleti

U shkrumbua nga zjarri, publikohen pamjet me dron të fabrikës së

Janë siguruar pamjet nga lart të fabrikës së bojërave në Maminas, e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme.

Si pasojë e zjarrit u bllokua për orë të tëra autostrada Tiranë-Durrës, e cila shkaktoi panik te banorët e zonës për shkak të depove të gazit që ndodheshin pranë saj.

Nga pamjet shihet qartë dëmi i madh që ka shkaktuar zjarri në fabrikë, që fatmirësisht nuk shkaktoi viktima, pasi punonjësit e saj ishin larguar më herët.

Pronari i fabrikës deklaroi se volumin më të madh të punës e kishte me klientë të mëdhenj jashtë vendit dhe mosrespektimi i kontratave me ta për shkak të zjarrit është dëmi më i madh i shkaktuar.





dron maminas