TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2026, 11:36

U vra në krye të detyrës, Skënder Hita homazhe për efektivin Enea Mekolli 

Shkruar nga Pamfleti
U vra në krye të detyrës, Skënder Hita homazhe për
Skënder Hita homazhe për efektivin Enea Mekolli 

Pogradeci është mbledhur sot për të nderuar kujtimin e efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor në Lozhan të Maliqit.

Pranë Qendrës Kulturore të qytetit po zhvillohen homazhe në nder të efektivit të shpallur Dëshmor i Atdheut. Familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për t'i dhënë lamtumirën e fundit.

Mes të pranishmëve ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili nderoi efektivin Mekollit me homazhe dhe la një mesazh në librin e kujtimeve të vendosur në ceremoninë mortore. Më pas, ai u takua me familjarët për t'u shprehur ngushëllimet.

Enea Mekolli mbeti i vrarë gjatë operacionit të zhvilluar më 4 qershor për kapjen e Violand Braçellarit, një person në kërkim nga drejtësia. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagos edhe efektivi Edison Adri.

Nga përplasja me armë mbeti i plagosur edhe vetë Braçellari. Ai dhe efektivi i plagosur po marrin trajtim mjekësor në Tiranë.

 

skender hita homazhe per enea mekollin

Lini një Përgjigje