
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Në disa qytete të vendit temperaturat më të ulëta do të jenë disa gradë nën zero, ose afër zeros. Korça, Tropoja, Kukësi dhe Dibra regjistrojnë temperaturat më të ulëta gjatë ditës së sotme.


Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimorë dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.
Valëzimi forcës në detet Jon dhe Adriatik do të jetë 1-3 ballë.
Lini një Përgjigje