
Elvis Demçe, i konsideruar si ‘Zoti i drogës’ do të vuajë 15 vjet burg, ndërsa Ermal Arapaj u dënua me 10 vjet burg.
Ata akuzohen për trafik droge.
Drejtuesit e dy bandave shqiptare, Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit në Itali, duke i dhënë fund luftës së përgjakshme mes tyre që kishte nisur në periferi të Romës.
Hetimet e prokurorit Francesco Cascini çuan në shkatërrimin e këtij rrjeti kriminal, me një total prej mbi 100 vitesh burg për 11 të pandehurit.
Elvis Demçe që u dënua me 15 vite burg, ndërsa Ermal Arapaj me 10 vite e 2 muaj. Të dy ishin rivalë në një luftë për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në Castelli Romani, një luftë që përfshinte edhe atentate, djegie pronash dhe tentativë vrasjeje.
Demçe, është i njohur edhe për deklaratën e tij: “Unë jam Zoti”, pasi doli nga burgu në vitin 2020, nisi një ofensivë të egër për të rimarrë kontrollin e territoreve që rivalët i kishin rrëmbyer gjatë mungesës së tij. I armatosur dhe i rrethuar nga njerëz të besuar përfshirë një ish-futbollist të Lazios dhe një djalë aristokrati që u kthye në vrasës me pagesë ai kishte lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar, përfshirë ‘Ndrangheta-n, trafikantë kolumbianë dhe zyrtarë të korruptuar në porte.
Demçe ishte dënuar me 18 vite burg me procedurë të shkurtuar në Itali, pas akuzave për trafik droge. Ndërsa Ermal Arapaj, një tjetër personazh i botës së krimit ishte dënuar me 16 vjet.
Dy krerët e organizatave rivale që po luftonin për territoret e trafikut të drogës mes Romës, Acilia dhe Velletri, shpesh nën kërcënimin e armëve dhe pritave. Gjykata e Kasacionit ka ulur me 3 vite dënimin e Elvis Demçes, ndërsa Ermal Arapaj ka përfituar 6 vite ulje.
Demçe, i cili është përfolur për lidhje të tij me grupin famëkeq italian Camorra, e kishte etiketuar veten: “Unë jam Zoti”.
Arapaj, i njohur si ‘Ufo’, bos i një bande rivale dhe dikur mik i Demçes, duke përfituar nga periudhat e burgimit të këtij të fundit, tentoi t’i vidhte territoret e trafikut të drogës.
Lini një Përgjigje