Gazetari Ilir Demaliaj është dhunuar barbarisht nga një person pranë banesës së tij.
Sipas buirimeve mga mediat Demalia ka pretenduar në polici se sapo ka dalë nga banesa është dhunuar. Ai deklaron se autor është një banor i zonës, që e kishte akuzuar se kishte lajmëruar policinë për të shkuar për të gjobitur makinat e parkuara keq në rrugë.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim.
Ndërkohë, pritet që autoritetet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Hetimet vijojnë, ndërsa motivet e sakta të sulmit mbeten akoma të pa vërtetuara.
Sulmi ndaj Ilir Demalisë rikthen në vëmendje rastet e përsëritura të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe analistëve në Shqipëri. Edhe pse vetë Demalia ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, deri në përfundim të hetimeve nuk përjashtohet asnjë pistë, përfshirë edhe mundësinë që sulmi të ketë qenë i organizuar nga rrjete të krimit apo korrupsionit. Megjithatë, kjo mbetet vetëm një pistë e mundshme dhe do t'u takojë autoriteteve të zbardhin motivet dhe autorët e ngjarjes.
"Sot, më datë 01.07.2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Çamëria”, dyshohet se, për motive të dobëta, është goditur me grusht gazetari, shtetasi I. D., i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S., i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në vijim të veprimeve procedurale, është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Lini një Përgjigje