TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2026, 12:14

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 12:00

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ te drekes, ku nder te tjera, veçojme:

Rama i injoruar nga amerikanët – SHBA uron qeverinë e re të Kosovës dhe Albin Kurtin, ndërsa për Shqipërinë heshti.

Aksident rrugor në Vorë-Fushë Prezë – një 23-vjeçare humb jetën pas përplasjes me barrierat, hetimet vazhdojnë.

Skandal në QSUT – mjekët e Neurokirurgjisë përplasen për referimin e pacientëve për trombektomi tek privatët.

Protestë në Urën e Gjolës – banorët kërcënojnë të bllokojnë autostradën Fushë Krujë-Vorë për rrugën e dëmtuar.

Grabiti bankën në Tiranë – Bardhyl Fusha kapet nga policia me 8 milionë lekë, motivet financiare.

Kriza demografike – Shqipëria rritet vetëm në Tiranë; 7 qarqe në tkurrje natyrore.

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë – vazhdojnë deklaratat përmbyllëse, Kosova miraton rezolutë mbështetëse.

Lufta në Ukrainë – aleatët miratojnë 35 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në Bruksel.

Sondazhi global – shumica e qytetarëve në Perëndim shqetësohen për një konflikt botëror brenda pesë viteve.

Tensioni SHBA-Iran – USS Gerald R. Ford dërgohet në Lindjen e Mesme, Trump paralajmëron aksione ushtarake.

Trump nderon trupat speciale – pas operacionit që arrestoi Maduro-n.

Sulm në universitetin e Karolinës së Jugut – 2 viktima dhe 1 i plagosur; motivet ende të paqarta.

Futbolli shqiptar – shorti i Ligës së Kombeve: Shqipëria në Grupin C1; trajneri Silvinjo fokusohet te play-off-i i Botërorit 2026.

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje