
Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku ndër të tjera veçojmë:
Seanca plenare në Kuvend është tensionuar, duke dalë jashtë rendit të ditës mes përplasjeve politike, ndërsa mazhoranca dhe opozita janë përplasur edhe për protestat. Në të njëjtën kohë, raportimet për heqjen e statusit “non grata” të Sali Berishës nga SHBA kanë shkaktuar reagime politike në Tiranë.
Në fushën e mbrojtjes, qeveria ka miratuar krijimin e një rezerve strategjike armatimesh për Forcat e Armatosura, në kuadër të rritjes së gatishmërisë ushtarake. Ndërkohë, tregu i punës tregon rënie të të rinjve të punësuar dhe rritje të numrit të pensionistëve aktivë, sipas INSTAT.
Në kronikë, vazhdojnë hetimet për zhdukjen e Eglant Koçit, me kërkime të përqendruara në zonën e Pëllumbasit, ndërsa në Tiranë është zbuluar edhe një call center i dyshuar për mashtrim kompjuterik me disa të arrestuar.
Në arenën ndërkombëtare, BE po diskuton reforma të thella në diplomacinë e saj, ndërsa SHBA dhe Irani raportohen në një përshkallëzim të ri ushtarak me sulme dhe kundër-sulme.
Sporti hap një kapitull të ri me nisjen e Botërorit 2026 në Meksikë, ku nis gara më e madhe e futbollit në botë.
Lini një Përgjigje