Aktivistja dhe ekspertja e proceseve zgjedhore, Edlira Çepani, reagoi ndaj pretendimeve që e kanë përmendur si organizatore të protestës së zhvilluar në Tiranë, duke theksuar se nismëtarët e vërtetë të saj janë qytetarët dhe të rinjtë që morën pjesë në tubim.
E ftuar në emisionin “Off the Record”, Çepani sqaroi se përfshirja e emrit të saj lidhet me angazhimin e hershëm në çështjet e reformës zgjedhore dhe me propozimet që grupi i ekspertëve ka paraqitur prej vitesh për ndryshimin e sistemit elektoral.
“Na doli emri gjithë ditën sot. Por ne si ekspertë të proceseve zgjedhore kemi vite të tëra që sidomos që prej vitit 2008 që kundërshtojmë në mënyrë të vazhdueshme sistemin zgjedhor, i cili ka sjellë pikërisht kryetarë të fortë, institucione të dobëta, kryetarë të fortë, parti politike të dobëta, sepse lloji i sistemit zgjedhor që ne kemi është pikërisht ky. Forcon individin lider dhe dobëson të gjithë pjesë hallkat e tjera të sistemit. Prandaj që prej vitit 2008 neve këmbëngulim vazhdimisht për ndryshime në kodin zgjedhor, por një nga gjërat më kryesore të cilën e kemi kërkuar pak më përpara ka qenë diskutim, por tashmë bëhet domosdoshmëri, mbas kësaj proteste është pikërisht që me ndryshimet e reja që kemi kërkuar është mundësia për të garuar në zgjedhje me lista të qytetarëve pa patur nevojë për të hyrë në zgjedhje me një parti politike me një strukturë, e cila është e formatuar vetëm në një mënyrë sipas ligjit. Kemi kërkuar mundësinë që qytetarët në grupime të ndryshme me lista që quhen lista qytetare të arrijnë të hyjnë në zgjedhje, të garojnë, të kenë shanse të barabarta dhe vota e qytetarëve të ketë peshë të barabartë në gjithë Shqipërinë duke e hapur sistemin, duke e bërë proporcional kombëtar. Nga ana tjetër që gara të jetë e barabartë edhe mes kandidatëve edhe mes votuesve duke e bërë që të jetë me lista të hapura. Të gjitha këto kërkesa ne ja kemi çuar vazhdimisht Komisionit Qendror Zgjedhjeve, parlamentit shqiptar, të gjitha institucioneve ja çojmë dhe do të vazhdojmë t'ia çojmë veçanërisht në kuadër të zërit të qytetarëve të cilët e kërkojnë këtë më fortë sesa kurrë”, u shpreh ajo.
Gjatë intervistës, Çepani e cilësoi protestën si një nga mobilizimet më të mëdha qytetare të zhvilluara ndonjëherë në vend. Sipas saj, reagimi i qytetarëve tregon se po thyhet ideja se protestat dhe reagimi publik duhet të lidhen domosdoshmërisht me partitë politike.
“Është një është një nga protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria edhe për ne si aktivistë është një nga eksperiencat më të bukura që realisht ndërronim ta shihnim njëherë në Shqipëri. E kemi anatemuar, shumë shpesh popullin shqiptar për mungesë të reagimit dhe unë e kam thënë gjithmonë që ka patur një problematikë e cila ka lidhur reagimin me partitë politike. Ka patur një monopol politik të reagimit, i cili në një farë mënyre i është edukuar edhe qytetarëve duke i vënë ata në një pozicion jo komod për të reaguar ndaj padrejtësive, për t'u mbledhur, për t'u bashkuar edhe për t'u vetëdijësuar se kur jemi bashkë, kemi një zë edhe më të fuqishëm”, tha ajo.
Sipas Çepanit, pjesëmarrja në protestë ka treguar se qytetarët janë ndërgjegjësuar për forcën që ka veprimi i përbashkët dhe se ky zhvillim përbën një moment të rëndësishëm për jetën publike në vend.
“Kjo protestë e ka thyer këtë lloj monopoli dhe është një protestë në të cilën ajo që unë shoh në shesh është që qytetarët tashmë janë vetëdijësuar dhe pikërisht prandaj ka një fuqi kaq të madhe që zëri i tyre është një zë i cili ë mund të dëgjohet dhe dëgjohet edhe më fort kur janë të gjithë bashkë përtej ndasive që mund të ketë në atë shesh dhe kjo është një nga arritjet më të mëdha në atë shesh unë siç shoh gjithmonë, po veçanërisht në këtë protestë, kam parë shumë dinjitet. Një dinjitet i cili ë shkon përtej moshës, përtej prejardhjes, përtej gjithçkaje që individualisht gjithsecili aty mund të besojë. Është një dinjitet qytetar atdhetar i cili realisht unë e dija se unë punoj në terren, por në publik na mungonte prej kohësh”, përfundoi Çepani.
Shoqëritë e sotme edhe ajo shqiptare, janë të organizuara politikisht. Nuk janë turmë. Protesta në fjalë është politike , për sa kohë kërkon dorëheqjen e Kryeministrit dhe kërkesa të tjera. Për këdo është qartë se organizatorët e protestave janë krerët e partive politike , si në mazhorancë si në opozitë, disa me qëllime të qarta rrëzimin e qeverisë, të tjerë dështimin e protestës dhe ruajtjen e statukuosë politike, por edhe kolaboracionistë me krimin dhe qarqe antishqiptare. Por ajo që bije në sy e dëgjohet me veshë dhe përcillet gjithandej është se shumica dërrmuese e protestuesve ndjekin qëllime antiestablishment. Fshehja e organizatorëve pas gishtit, i ka hapur rrugë të 'deleguarëve'për të shfaqur pikëpamje që nuk akordojnë me frymën e protestës. Devijimi i frymës së protestës në nevojën e krijimit të një partije të re: "SHQIPËRIA E RE"synon shfrytëzimin e protestës për nevoja personale dhe grupazhi. Dembelizëm politik. Kjo synon krijimin e shumë partive dhe të skemës të ngjashme me ato të Ramiz Alisë në fillesat e pluralizmit kur donte ta shndërronte "Frontin Demokratik - Rininë - Bashkimet Profesionalej - në Parti Politike. Në protestë ka me mijra dhe me firmat e mbledhura mund të krijohen dhjetra parti. Kërkesat antiestablishment janë fryma e protestës. Kush nuk ndihet i plotësuar dhe i pa përfaqësuar kërkon dhe krijon parti të re politike sipas ligjit. Por kjo e drejtë legjitime, kërkon punë, takime me qytetarët , platforma, që të marësh besim.