TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 11:59

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Lexues të “Pamfleti” ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:

Skandal te Akademia e Sigurisë- Helmohen sërish studentët nga ushqimi i SORI-AL

30 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar sërish nga ushqimi.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 kursantët kanë pasur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Disa prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore.
Kjo është hera e dytë që studentët e Akademisë helmohen në një afat kohor kaq të shkurtër.
Herën e parë, u helmuan 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.

52 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital me shenja helmimi me 7 Maj 2026. Të gjithë sapo kishin konsumuar vaktin e drekës në ambientet e akademisë. Administratorja e Kompanisë SORI-Al” Alma Tafani, u shpall në kërkim nga policia. Blutë arrestuan kuzhinierin Kujtim Ballgjini dhe Kristjana Plaka teknologe e ushqimit në kompaninë që sillte ushqimin në Akademinë e Sigurisë, ndërsa në gjendje të lirë u vu bjë tjetër teknologe ushqimi në SORI-Al”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kreu verifikime në subjektin që e prodhon ushqimin në ambientet e kuzhinës së garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë. Produktet e prodhuara ishin shpërndarë tek pikat kontraktuese. Por aty AKU thotë se mori mostra të djathit, kosit, vezëve, e sallamit për analizim në laboratorin e ISUV. AKU bllokoi 67.3 kg produkte dhe 1350 kokrra vezë. Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj SORI-Al u vendos 100 mijë lekë gjobë.

Mijëra qytetarë i kërkojnë të dorëhiqet- Edi Rama i sfidon: Nuk ka forcë që më ndal

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një tjetër përgjigje mijëra qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e tij prej 25 ditësh, në protesta të pandërprera, që nisën më 31 maj, dhe që tashmë janë kthyer në ngjarjen kryesore politike të vendit.
Nuk ka forcë që më ndal mua, shprehet Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe mesazhin e një qytetari, i cili shpreh mbështetjen e hapur për Kryeministrin, ndërsa e këshillon që të mos dorëhiqet.

Kryeministri po përballet me valën e protestave më të mëdha në 13 vitet e tij në pushtet, ku mijëra qytetarë janë ngritur në atë që konsiderohet si “revolucioni flamingo” kundër kastës së vjetër politike, sikundër ata shprehen, ndërsa motot protestës janë “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Por në postimin e fundit në rrjetet sociale, Rama shprehet i vendosur për të vijuar përpara misionin e tij, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në vitin 2030.
Teksa shpreh falënderime për të gjithë mbështetësit e tij, Rama shkruan se nuk ka asnjë iluzion për korrigjimet që duhet të bëhen përmes një pune këmbëngulëse.
“I siguroj të tërë se nuk ka forcë që na ndal, mua, ju, Partinë Socialiste e çdo qytetar pa parti që beson tek unë, në misionin tonë drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, por po ashtu se nuk ka gjëkundi brenda meje asnjë iluzion për shumëçka kërkon ende korrigjim me punë këmbëngulëse”, shkruan Rama, i cili gjithashtu publikon mesazhin e qytetarit, që e mbështet.

Sulmet ndaj SHBA nga protesta e Tiranës- Vëllazëria Muslimane shqiptarë në kërkim të kalifatit
Protestat qytetare thuajse njëmujore në Shqipëri kanë mbjellë një faktor fantastik qytetar, kanë sjellë një fenomen që Shqipëria nuk e ka parë asnjëherë, atë të protestës paqësore, civile dhe padyshim vendosmërinë për të kundërshtuar kastën e vjetër politike.

Por në këtë protestë u vërtetua se një faktor i rëndësishëm, me gjasë edhe determinant në mbështetjen e saj, kryesisht në aspektin financiar e logjistik, ka qenë segmenti apo fronti i islamit politik, i cili ka prapa dorën e fortë të Turqisë.

Ky segment, të paktën deri para pak ditësh, edhe pse ka pasur njerëzit e tij brenda protestës, edhe pse ka qenë me peshë në organizim, nuk ka dalë hapur të japë të kuptojë se është nyja themelore e saj.
Me evidentimin si kokë politike të Dritan Goxhajt, i cili është profilizuar si një antiperëndimor, kishte një lëvizje, le ta quajmë trullosëse, të paktën për opinionin.
Së cilës Edi Rama dhe mazhoranca iu hodhën sipër të eksituar, a thua se zbuluan Amerikën, në mënyrë jo korrekte, por edhe politikisht diletante.

Nga kjo lëvizje e Edi Ramës, njerëzit që e organizojnë protestën duhet të ndiheshin mirë, e qetësisht të vijonin axhendën e tyre, madje edhe duke e avancuar e korrigjuar edhe më shumë qoftë objektivin politik, por edhe grupin përfaqësues.

Projekti i Sazanit-Senatori Italian Marco Lambordo hedh dyshime për bazë ushtarake

Ndërsa protestat kundër projektit të investimit në ishullin e Sazanit kanë vijuar prej javësh në Shqipëri, mbështetje për kundërshtimet e ngritura nga qytetarët ka ardhur edhe nga Italia.
Senatori italian Marco Lombardo ka reaguar publikisht në lidhje me zhvillimet e fundit, duke deklaruar se shqetësimet e protestuesve nuk lidhen vetëm me mbrojtjen e mjedisit, por edhe me çështje shumë më të gjera që prekin sovranitetin kombëtar dhe ekuilibrat strategjikë në rajon.
Sipas Lombardos, debati nuk duhet të kufizohet vetëm te aspekti ekologjik apo te ndikimi që projekti mund të ketë mbi rezervat natyrore dhe biodiversitetin e zonës. Ai argumenton se mënyra me të cilën është paraqitur dhe promovuar projekti ngre një sërë pyetjesh që meritojnë një analizë më të thellë.

Për më shumë, klikoni në linkun e lajmeve të orës 12.00

 

Lini një Përgjigje