TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2026, 12:03

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Ju ftojmw tw ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku ndwr tw tjera veçojmw:

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për ndërtimin e një spitali ekselent në Tiranë, në bashkëpunim me grupin italian San Donato. Rama tha se spitali do të trajtojë edhe raste të ndërlikuara dhe pritet të përfundojë në vitin 2028. Projekti u prezantua si një hap i ri në marrëdhëniet shqiptaro-italiane.

Ndërkohë, akademiku Artan Fuga ka bërë thirrje për vetëshpërndarjen e Kuvendit, duke argumentuar se deputetët duhet të tregojnë përgjegjësi morale dhe sociale. Ai kritikoi mënyrën e funksionimit të komisioneve parlamentare dhe mungesën e profesionalizmit, sipas tij.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka ngritur akuza për mënyrën e trajtimit të pronës në Shqipëri. Ajo pretendon se ligjet për pronat dhe investimet strategjike kanë krijuar favorizime për një grup të kufizuar përfituesish dhe kërkon hetim parlamentar për këto procese.

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për masën “arrest me burg”, duke vendosur se kjo masë duhet të jetë zgjedhja e fundit. Sipas gjykatës, prokuroria duhet të argumentojë nevojën për paraburgim, ndërsa gjykatat duhet të shpjegojnë pse masat alternative nuk janë të mjaftueshme.

Në GJKKO vijon procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai mungoi sërish në seancë për shkak të kundërshtimit të kafazit të qelqtë, ndërsa Ajola Xoxa kërkoi shtyrjen e procesit për 63 ditë pas lindjes së fëmijës.

Policia ka zbardhur edhe plagosjen në zonën e Ish-Parkut në Tiranë, ku tre persona janë arrestuar dhe një 17-vjeçar është shpallur në kërkim pas një konflikti me sende të forta dhe mjet prerës.

Në arenën ndërkombëtare, Samiti i NATO-s në Ankara nis me fokus luftën në Ukrainë dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Ndërkohë, Rusia raportoi se Ukraina ka sulmuar me mbi 400 dronë rajonin e Moskës, ndërsa Kiev kërkon më shumë mbështetje nga aleatët.

Në Kosovë, LDK përballet me debate të brendshme për drejtimin e Lumir Abdixhikut, ndërsa delegatë të partisë po mbledhin firma për një kuvend të jashtëzakonshëm.

Në sport, Spanja eliminoi Portugalinë dhe Cristiano Ronaldon nga Kupa e Botës, ndërsa Belgjika mposhti SHBA-në 4-1. Ndërkohë, debati politik rreth FIFA-s vazhdon, me kritika për lidhjen e presidentit Gianni Infantino me administratën Trump dhe ndikimin e politikës në futboll. 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje