Në këtë Edicion Informativ ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës:
‘Teksa konflikti përshkallëzohet në Lindjen e Mesme, me sulme nga të gjithë krahët dhe alarmi ka ardhur deri në Evropë, ’Manza’’ mohon rrezikun nga Irani – Zëdhënësi i kampit Ashraf 3, Shahriar Kia, i konsideron lajmet për sulm me raketa propagandë dhe teknisht të pamundura, duke garantuar se Shqipëria nuk është në rrezik.
Rama aktivizon strukturat e PS-së – Kryeministri udhëzoi Kryesinë dhe deputetët e PS-së të dalin në terren dhe të takohen me qytetarët, duke sinjalizuar nisjen e hershme të fushatës për zgjedhjet vendore 2027.
Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës – Kreu i PD-së akuzon Ramën për mbrojtje të krimeve dhe pasurive të paligjshme, kritikon editorialin me Vuçiçin dhe përmend dosjen e AKSHI-t si “vorbull të zezë”.
BE: Reforma zgjedhore, kyçe për integrimin – Ambasadori Silvio Gonzato dhe komisionerët shqiptarë theksojnë rëndësinë e transparencës dhe auditimit të financimit të partive për pluralizëm dhe proces demokratik të besueshëm.
Kushtetuesja për Ballukun – Gjykata rrëzoi kërkesën e Kryeministrit për të hequr pezullimin e ministres, duke vendosur që masa nuk cenon imunitetin dhe mbetet në fuqi.
Tabaku: Çmimet jashtë kontrollit – Opozita akuzon qeverinë për braktisje të fermerëve dhe rritje të varësisë nga importet.
Beqaj: Akuza e re nuk më është komunikuar – Ish-ministri i Shëndetësisë akuzon SPAK-un për shkelje procedurale dhe mungesë transparence në dosjen “Sterilizimi”.
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive – Jusel Mici dhe Mendim Domi të dënuar për mashtrime “online” dhe pastrim parash, pasuritë e tyre dhe të lidhurve me ta nën hetim pasuror.
Rihapet Elbasan–Përrenjas – Aksi rrugor u rikthye në qarkullim pas shembjes, policia apelon për kujdes dhe respektim të sinjalistikës.
Takim me akademikët nga Shqipëria dhe Kosova – Presidenti Bajram Begaj vlerëson bashkëpunimin shkencor dhe promovimin e identitetit kombëtar, duke përmendur Enciklopedinë e Shqiptarëve.
Albin Kurti propozon Glauk Konjufcën për president – Kryeministri i Kosovës kërkon mbështetje nga LDK për të shmangur zgjedhjet e reja dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit.
Lini një Përgjigje