Një protestë është thirrur ditën e nesërme në Tiranë kundër shëmbjeve të paligjshme që po kryen nga qeveria. Mësohet se protesta është njoftuar nga vetë qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për bashkim, kundër shembjeve të bizneseve që po ndodhin kudo në Shqipëri dhe kryesisht në Theth.

Protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 para kryeministrisë. Qytetarët e konsiderojnë ndërhyrjen e qeverisë për të shembur, hotelet, baret dhe restorantet në mes të sezonit turistik, të paligjshme dhe që po i bën një dëm të madh imazhit të vendit.
Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e të gjithë drejtorëve në bashkinë e Durrësit, Vlorës dhe qyteteve tjera, në vend ka filluar aksioni për lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
I gjithë procesi pritet të përfundojë brenda muajit korrik, duke ofruar rifreskim të nivelit drejtues në Durrës e mbi të gjitha më shumë shërbim për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama dha një ultimatum të qartë për të gjitha zaptuesit e hapësirave publike, duke theksuar se do të mbarojë koha e 'tokës së xanum'.
Teksa dha detaje për takimet me deputetët në Vlorë, Tiranë, Durrës dhe në qarqet e tjera, kryeministri Rama tha se zaptuesit kanë 2 javë kohë që të heqin trarët nëpër hapësirat publike që i përdorin për parkime, apo tendat e lokaleve, duke theksuar se bllokojnë frymëmarrjen e qytetarëve.
Lini një Përgjigje