Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin e publikuar në Facebook, Ambasada shkruan: "Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara."
Postimi shoqërohet edhe me një videomesazh të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i regjistruar gjatë festimeve të organizuara në SHBA.
Në mesazhin e tij, Trump thekson rëndësinë e këtij përvjetori, duke u shprehur se: "Ky përvjetor është një moment për të qenë krenarë për të kaluarën tonë. Ne festojmë 250 vite të lirisë së lavdishme amerikane."
Lini një Përgjigje