Ditën e sotme protesta hyn në ditën e 35 dhe pritet që në vendin tonë të mbërrijnë një numër i madh shqiptarësh nga diaspora.
Aktivisti Olgert Rakipllari i ftuar në “Fundjavë” në News 24 deklaroi se në Tiranë ka mbërritur një numër i lartë protestuesish nga diaspora dhe pritet të vijnë ende. Ai tha se organizimi do të jetë madhështor.
Rakipllari dekalaroi se qeveria po e ndjen rrezikun dhe tani po kërkon që të provokojë me qëllim që qytetarët të bëhen “kurban” për politikanët.
“Ky është një organizim madhështor, na janë bashkuar nga të gjitha qytetet e diasporës.
Tani në mëngjes kanë nisur të bashkohen brenda në Tiranë dhe do të jetë një organizim madhështor. Sytë dhe zemra janë nga diaspora, sepse ata janë më të prekurot, sepse janë larguar për shak se gjërat nuk funksionojnë.
Diaspora është më e vështira për t’u kapur dhe intimiduar. Mendoj që sa më shumë zgjatet protesta aq më shumë konsolidohemi, ndërsa qeveria mendon se do të lodhem. Ne jemi çdo ditë edhe më kreativë. Në fillim nuk e pranonin protestën, pastaj e konsideruam e tani po përdor metodë përça e sundo, por shqiptarët tashmë janë zgjuar dhe masa e konsoliduar është koshiente dhe po e mban revoltën që të mos devijojë ku do pushteti.
Ka një masë solide dhe qeveria po e ndjen presionin. Tani po I ndan në të mirë dhe të këqinj, por ne nuk kemi ndasi.
Ndajmë mendime të ndryshme, sepse dhe brenda familjeve s’ka mendim të njëjtë. Ka nga ata që duan përshkallëzim, sepse jemi edhe në provokimin e pushtetit.
Mendojmë se protestuesit janë provokuar dhe kundërsulmi ishte joproporcional, gazi lotsjellës ishte i patolerueshëm. Kjo do të sjellë rebelim.
Po ndjejnë fundin dhe kërkojnë që protestat të jenë të dhunshme dhe që qytetarët të bëhen kurban për ta”, tha Rakipllari.

Lini një Përgjigje