TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2026, 10:27

Qarkullonte me armë zjarri në makinë dhe me radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Qarkullonte me armë zjarri në makinë dhe me radio si ajo e
Pamje nga operacioni i policisë në Vlorë

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, Eris Mara u arrestua në lagjen "Lef Sallata", ku u ndalua teksa lëvizte me një automjet tip "Audi".

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Armët dhe sendet e sekuestruara u morën në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë. 32-vjeçari do të hetohet për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri dhe me një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit, arrestohet 32-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, 40 fishekë luftarakë dhe një radio e ngjashme me ato të Policisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytetin e Vlorës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.

Si rezultat i operacionit, në lagjen “Lef Sallata”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi, me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 2 krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.", njofton policia.

Lini një Përgjigje