TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Shkurt 2024, 12:38

Të arratisurit në Dubai nuk e blejnë garancinë atje, por te kupola e pushtetit në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Të  arratisurit në Dubai nuk e blejnë garancinë atje, por te
Dubai /

Edhe mos bashkëpunimi i policisë e drejtësisë me homologët e Austrisë, për arrestimin dhe ekstradimin e Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, dëshmon se krerët e shtetit shqiptar, nuk lejojnë të veprohet për ata që nuk duan t’i arrestojnë, ngaqë janë të përfshirë bashkë me ta në krime, siç është dhe rasti i Amant Josifit të Call-Center dhe Trifon Muratajt të “Bana King”...

Po e nisim me “ping- pongun” e institucioneve shqiptare, për të kërkuarit që janë në Dubai:

- Më 3 mars 2023, ish-ministri Bledar Çuçi nuk firmosi një kërkesë rezolutë të SPAK, që t‘ia dërgonin Shtetit të Emirateve për arrestimin dhe ekstradimin e të kërkuarve të fshehur në Dubai.

- Më 30 mars 2023 në parlament, Bledar Çuçi, tha se Emirateve të Bashkuara, i është kërkuar disa herë nënshkrimi i marrëveshjes për ekstradimin, por ata nuk kanë pranuar.

- Më 19 maj 2023, interesimit të FBI, përse nuk pranohet kërkesa e Shqipërisë për ekstradimet si vend anëtar i NATO-s e partner i SHBA, shefat  Drejtësisë së Emirateve thanë se; Shqipëria nuk ka kërkuar marrëveshje ekstradimi, por sipas tyre janë gati ta nënshkruajnë pa kushte.

Pas gatishmërisë nga Emiratet, pala shqiptare jo vetëm nuk nënshkroi marrëveshje ekstradimi, por e refuzoi; fakt të cilin e bëri publik drejtuesi i SPAK Altin Dumani më 3 qershor 2023.

Dumani tha, se nga shteti shqiptar janë bllokuar të gjitha dosjet hetimore të shqiptarëve që janë fshehur në Dubai; mbasi sipas tij, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Interpol-Tirana, nuk pranojnë të firmosin marrëveshje arrestimi dhe ekstradimi me Shtetin e Emirateve.

Më 23 nëntor 2023, ministri Taulant Balla, tha se persona në kërkim nga drejtësia janë në Dubai, por do bashkëpunojmë me homologët e Emirateve për arrestimin dhe ekstradimin e tyre të shpejtë..

Pak kohë pas kësaj deklarate të ministrit Balla, në Dubai u arrestua Julian Meçaj, anëtari i bandës së Durrësit e Denis Bajri i grupit të dosjes “Metamorfoza”, si dhe janë në proces ekstradimi Florenc Çapja i Elbasanit, Plarent Dervishi i bandës së Durrësit dhe 6 të kërkuar të tjerë.

Por po heshtet ndaj Amant Josifit të Call-Center, të Trifon Muratajt të “Bana King”, të Arenc Myrtezanit të Landfilleve e shumë personave në kërkim që janë në Dubai e kanë lidhje familjare dhe interesash me krerët e kupolës së pushtetit në Shqipëri.

Arrestimet e fundit në Dubai dhe bashkëpunimi i Policisë, Interpol-Tiranës e SPAK-ut me homologët e Emirateve pa pasur marrëveshje, dëshmon se të arratisur në Dubai,  nuk e kanë blerë garancinë e paprekshmërinë atje, por te krerët e lartë të pushtetit në Shqipëri.

Organet në Shqipëri punojnë me standarde dyfishe, p.sh. nuk kanë kryer asnjë veprim për arrestimin dhe ekstradimin e Trifon Muratajt të “Bana King”, ngaqë përveç se është financues i PS, trafikun e kokainës e ka kryer me krerë të pushtetit dhe kriminelë që mbështesin pushtetin e Edi Ramës.

Më i dukshëm, favorizimi, është ndaj Amant Josifit, ortakut të Olsi Ramës në Call-Center; të cilin, përveçse SPAK dhe Policia e lejuan të arratisej para se ta arrestonin; nuk pranuan të shkonin në Dubai kur e arrestuan agjentët e Policisë së Spanjës.

Edhe mos bashkëpunimi i policisë e drejtësisë me homologët e Austrisë, për arrestimin dhe ekstradimin e Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, dëshmon se krerët e shtetit shqiptar, nuk lejojnë të veprohet për ata që nuk duan t’i arrestojnë, ngaqë janë të përfshirë bashkë në krime./Pamfleti

të arratisurit dubai kupola politike

Lini një Përgjigje