
Një shtetas i huaj, i moshës 47 vjeç, ka humbur jetën ditën e djeshme pasi ka rënë nga lartësia teksa po punonte për ndërtimin e një pallati në zonën e ish Bllokut në Tiranë. Punonjësi ka humbur jetën për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë në kantierin e ndërtimit të pallatit, i cili njihet si pallati i Shkëlzenit. Policia ka arrestuar dy inxhinierë rioshë, ndërsa administratori është arratisur.
Pallati po ndërtohet nga biznesmeni Agim Zeqo, i njohur si Gimi i Redbullit, një biznesmen kontrovers pranë Familjes Berisha, lidhje e ngushtë e Shkëlzen Berishës. Në media janë ngritur dyshime të forta se Gimi i Redbullit është maskë e Shkëlzen Berishës dhe prestanome i tij në ndërtimin e kullave në Tiranë dhe resporteve në bregdet.
Agim Zeqo ka një vilë në ‘Rolling Hills’ në Tiranë, ngjitur me vilen ku jeton pikërisht Shkëlzen Berisha, djali i ish Kryeministrit Berisha, duke mbajtur nën kontroll opozitën, i imponohet Edi Ramës që t’u japë kulla, resporte, tendera, koncensione dhe prona publike biznesmenëve që shërbejnë si bankomatë për Familjen Berisha që nga Bashkim Ulaj, Agim Zeqo, Klod Allajbeu, Rrok Gjoka, Salillari etj.
Gjithashtu, Agim Zeqo, i cili rezulton në disa dosje të SPAK-ut duke mbuluar pastrimin e parave të politikanëve të korrutuar, rezulton se ka udhëtuar shpeshherë në vende të ndryshme me Shkëlzen Berishën. Zeqo, një nga përfituesit më të mëdhenj të pushtetit të Edi Ramës, rezulton lidhje e ngushtë e Arben Ahmetajt, në kërkim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, si dhe shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi i huaj V. N., 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.
Lini një Përgjigje