Aktualitet22 Shkurt 2024, 20:21

Vendimi i GJL për Elton Qynon, Artan Hoxha jep alarmin: Ditë e zezë për gazetarinë, drejtësia po godet reporterët

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i GJL për Elton Qynon, Artan Hoxha jep alarmin: Ditë e

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë alarmin mbi rrezikun që u kanoset gazetarëve. Dy ditë më parë Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin për sekuestrimin e mjeteve të punës të gazetarit Elton Qyno. Hoxha shprehet se kjo është një ditë e zezë, pasi tani drejtësia mund të pengojë punën e tyre.

Vendimi i fundit i Gjykatës se Larte, madje i të njëjtës trupe gjyqësore, e cila dy vite më pare vendosi të pengoje sekuestrimin e kompjuterave të redaksisë së Lapsi.al, i lë tërësisht pa mbrojtje reporterët e terrenit. Prandaj kolege, nga ky moment është mirë t’i bëni hesapet me “hanxhinë”(SPAK-un).

Çdo veprim i Prokurorisë, për të sekuestruar telefonat, komjuterët, tabletat apo mjete të tjera të punës së përditshme të gazetarëve, çdo vendim për të bastisur, banesat, zyrat, redaksitë apo makinat e tyre në kërkim të burimeve të informacionit, cilësohet i ligjshëm…”, tha ai.

Postimi i plotë

Koha për të vendosur serish pusullë te gështenja me zgavër!!!

Ndërsa ditën e marte vëmendja e medias ishte e përqendruar te protesta e opozitës, Gjykata e Lartë, pa zhurmë dhe pa bujë, mori një vendim që penalizon gjithë reporterët e terrenit.

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm sekuestrimin e mjeteve të punës të kolegut Elton Qyno si dhe bastisjen e banesës, makinës apo dhe redaksisë së tij.

I çuditshëm ishte fakti, se 3 nga 5 gjyqtaret që morën vendimin unifikues para dy vitesh për rastin e “Lapsi.al”, tani vendosën për të kundërtën, duke rrëzuar dhe veten e tyre.

Më konkretisht bëhet fjalë për sekuestrimin e celularëve dhe kompjuterëve të gazetarit Elton Qyno nga SPAK.

Pavarësisht insistimit të dhjetëra shoqatave ndërkombëtare të gazetarëve në mbështetje të kolegut Qyno, Gjykata e Larte vendosi ta lërë në fuqi vendimin e GJKKO për sekuestrimin e mjeteve të punës së gazetarit.

Nga ky moment, çdo përpjekje e reporterëve të terrenit për te mbrojtur burimet e informacionit dhe mjetet e tyre të punës është e ekspozuar përballë çdo veprimi të prokurorisë, qofte ky edhe haptazi i paligjshëm.

Vendimi i fundit i Gjykatës se Larte, madje i të njëjtës trupe gjyqesore, e cila dy vite më pare vendosi të pengoje sekuestrimin e kompjuterave të redaksisë së Lapsi.al, i lë tërësisht pa mbrojtje reporterët e terrenit.

Prandaj kolege, nga ky moment eshte mire t’i beni hesapet me “hanxhine”(SPAK-un).

Çdo veprim i Prokurorise, per te sekuestruar telefonat, komjuterat, tabletat apo mjete te tjera te punes se perditshme te gazetareve, çdo vendim per te bastisur, banesat, zyrat, redaksite apo makinat e tyre në kerkim te burimeve te informacionit, cilesohet i ligjshem…

Me duket se erdhi serish koha, qe per te komunikuar me burimet e informacionit, e vetmja menyre mbetet te vendosim leter me shkrim dore te geshtenja me zgaver ….