Aktualitet 9 Maj 2023, 14:26

Vijon “ping pongu” me gjyqin ndaj Mediut, dështon dhënia e pretencës; shtyhet sërish seanca për Gërdecin

Shkruar nga Pamfleti
Vijon “ping pongu” me gjyqin ndaj Mediut, dështon dhënia e
Fatmir Mediu

Në Gërdec u vranë 26 persona dhe familjarët kërkojnë ende drejtësi. Mediu është i pari zyrtar politik që gjykohet dhe duket se po gatuhet diçka e dyshimtë. Seancat po shtyhen njëra pas tjetrës...

Vijon “ping pongu” me gjyqin ndaj Fatmir Mediut. SPAK e mori atë të pandehur duke e akuzuar në dy raste për shpërdorim detyre, por procesi ndaj tij po zvarritet.

Sot pritej dhënia e pretencës, por seanca ka dështuar dhe u shty për në 24 maj. Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve të Mediut.

Të pranishëm në sallë ishin prokurorët e SPAK Klodian Braho dhe Arben Kraja, ndërkohë që mungonin avokatët e Mediut, Henkrik Ligori dhe Ardian Visha.

Më 8 mars  duhej të mbaje seanca paraprake, por ajo u shty dhe shkak ishte prokuroria. Më 23 mars dështoi sërish po seanca paraprake. Gjykata nuk legjitimoi familjarët e viktimave si palë në proces, duke mos i lejuar në seancë.

Më 6 prill u mbajt seanca e radhës, ku u duk se do niste gjyqi. Mirëpo në atë seancë pati po një zhvillim të dyshimtë. Ndonëse ishte seanca e parë, gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar për Mediun. Kjo do të thotë se gjyqi vijon me provat aktuale dhe ai përfiton ulje të dënimit.

Më 24 Prill u shty seanca pasi Prokuroria nuk i kishte gati konkluzionet për çështjen.

Sot u duk se do kishte zhvillime, mirëpo seanca u shty sërish. Madje elementi tjetër i dyshimtë është se gjykata nuk legjitimon familjarët e viktimave si palë në proces.

Në Gërdec u vranë 26 persona dhe familjarët kërkojnë ende drejtësi. Mediu është i pari zyrtar politik që gjykohet dhe duket se po gatuhet diçka e dyshimtë. Seancat po shtyhen, po ashtu familjarët nuk lejohen si palë dhe vetë Mediu përfiton gjykim të shkurtuar. Mos vallë po gatuhet ndonjë pazar që ish-ministri t’ia hedhë paq. Nëse ai del i pafajshëm apo dënohet me gjobë nga ky proces, atëherë reforma ka dështuar. SPAK-ut dhe GJKKO do ju mbesë vetëm emri. /Pamfleti

shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-ministrit fatmir mediu spak