Aktualitet17 Maj 2024, 19:19

Vjen vera/ Fundjavë ideale për plazh, temperaturat kapin nivele maksimale

Shkruar nga Pamfleti

Vjen vera/ Fundjavë ideale për plazh, temperaturat kapin nivele
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ditën e diel vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm.
Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim.

Temperaturat priten të shkojnë nga 28 gradë deri ne 31 gradë celsius.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjet shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore.

Reshjet priten të jenë në formë shtrëngatash afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 metra për sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10 metra për sekondë. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

moti fundjave