TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Gusht 2025, 07:07

Vranësira dhe reshje shiu, mësoni si do të jenë temperaturat sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, mësoni si do të jenë temperaturat

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites priten alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje.

Në këto zona, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të dobët. Pas orëve të pasdites, moti rikthehet përsëri i kthjellët në të gjithë vendin.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë deri në 12 m/s.

Vranësira dhe reshje shiu, mësoni si do të jenë temperaturatVranësira dhe reshje shiu, mësoni si do të jenë temperaturat

Lini një Përgjigje