TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2025, 22:00

Kërcënoi gazetarin, Lul Morina thirret në Policinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi gazetarin, Lul Morina thirret në Policinë e

Biznesmeni Lul Morina është paraqitur në orët e pasdites në Policinë e Tiranës, pas denoncimit publik nga gazetari Almer Toska, i cili deklaron se është kërcënuar.

Burime i thanë Vox News, se Morina është thirrur për të dhënë sqarime për këtë çështje. Toska denoncoi sot se është kërcënuar nga Morina përmes disa mesazheve fyese në Whatsapp.

Mesazhet vijnë pas publikimit të disa shkrimeve kritike për Morinën dhe lidhjet e tij me disa politikanë që sipas gazetarit e shpërblejnë me leje ndërtimi.

Ai është mbajtur për gati 2 orë në Policinë e Tiranës ku ka dhënë shpjegime.

 

Lini një Përgjigje