Aktualitet 5 Nëntor 2023, 07:24

Vranësira dhe reshje të pakta shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje të pakta shiu, njihuni me parashikimin e motit

Ditën e sotme moti nis me alternime kthjellimesh e vranësirash më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim.

Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Vlen për t’u theksuar se pritet erë tepër intensive dhe problematike kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa me rrahje era intensive 15-25m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.Vranësira dhe reshje të pakta shiu, njihuni me parashikimin e motit

shi vranesira moti