
Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një reagim për mesazhin që mori pak ditë më parë nga bashkëshortja e Keli Hoxhës, 42-vjeçarit të vrarë më 28 tetor në kalanë e Beratit për një kalë.
eksa e lexon edhe një herë i prekur, Fevziu e cilëson këtë mesazh si një thirrje për ndërgjegjësim dhe reflektim.
Si një kujtesë e dhimbshme se sa e brishtë është jeta dhe sa lehtë mund të shkatërrohet vetë nga një çast nervozizmi.
“Ishte një mesazh tronditës, i cili duhet të jetë një reflektim për secilin. T’i marrësh jetën një njeriu, t’i marrësh jetën një babai që mban përdore vajzën e tij të vogël, që është së bashku me familjen dhe me nënën e tij, për një nervozizëm momenti, më preke apo s’ më preke kalin tregon që ne kemi probleme të theksuara të shëndetit mendor si shoqëri.
Ne kemi realisht probleme në mënyrën se si perceptojmë jetën tonë dhe jetën e të tjerëve. E lexova këtë mesazh si një apel, të një gruaje që ka mbetur pa bashkëshort, si një apel të dy fëmijëve që kanë mbetur pa një baba, të një nëne që ka mbetur pa djalë. Për çfarë arsye?! Për një tekë të momentit. Nëse ne duam që të jemi realisht një shoqëri e emancipuar insistoj edhe një herë ulini nervat, mos reagoni në moment, mos u mundoni të konfliktoheni për çdo rast, sepse konflikti nuk pjell asgjë, vetëm se një viktimë në këtë rast dhe një jetë të marrë të atij personi, që do të kalbet gjithë jetën në burg.
Ndaj edhe një herë i shpreh ngushëllimet familjes, i shpreh ngushëllimet gruas dhe shpresoj shumë që dy fëmijët e tij të vegjël, që do të rriten tashmë pa baba, ta kalojnë këtë dhimbje sa më lehtë, edhe pse nuk është e kollajshme”, tha Fevziu.
Kujtojmë se bashkëshortja e të ndjerit Keli Hoxha, Vjola Haxhia me mesazhin e saj dërguar privatisht Blendi Fevziut ka sqaruar të gjithë dinamikën e tragjedisë së asaj dite ku babai i dy fëmijëve u vra nga 63-vjeçari Kristo Mema pas një debati për kalin.
Lini një Përgjigje