
Gazetari Ferdinand Dervishi, duke folur masakrën e sotme në Shkodër me dy viktima dhe dy të plagosur, tha se situata kriminale në këtë qytet lidhet me qëndrimet e qeverisë dhe drejtësisë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Dervishi tha qëndrimi i kreut të qeverisë ndaj kriminelëve që lajnë hesapet me njëri-tjetrin dhe drejtësisë e cila zbut masat ndaj kriminelëve duke i liruar pas pak kohësh, sjell këto rezultate.
“Rama tha në vitin 2018 përballë gazetarit Artan Hoxha, se “Kokat hënkshin”, “marr frymë thellë kur ata vriten”. Kemi ngjarje shumë të rënda në Shkodër, si ajo e Dobraçit ku u vranë dy të pafajshëm dhe sot. Armando Pali ka qenë punonjës i IMT-së Shkodër. Liridon Kraja s’ka qenë target kryesor, por ka një veçanti tjetër kjo histori. Kraja në shkurt 2020, me një grup, kanë qëlluar një makinë. Edhe Ragip Gila duhet të ishte në burg. Në 2023 u kap me drogë, me maska në ngjyrën e lëkurës, disa jelekë antiplumb, fishekë luftarakë dhe në përgjimet që ka patur në atë kohë kishte patur kohën për të fshehur gjërat e tjera. Ai tha se kishte dijeni edhe për ngjarje të tjera. Por akuza ndaj tij u zvogëlua. U dënua me minimun 5 vjet burg me ne gjykim të shkurtuar e bënë 3.4 vjet. Po të bëhet analizë pse është i lirë pas një viti e gjysëm duhet të shkojë në burg, polici, prokurori”, tha Dervishi.
Lini një Përgjigje