
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar për ngjarjen e rëndë të vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.
Teksa ka shprehur ngushëllimet për familjen e gjyqtarit, Dhoma e Avokatisë ka kërkuar nga institucionet e larta të Drejtësisë që nga KLGJ, Inspektoriati i lartë i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë, që të analizojnë situatën dhe të marrin masa për sigurinë e jetës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve.
“Të tronditur thellesisht nga ngjarrja, lidhur me vrasjen në ambjentet e gjykatës të Gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, kolegut dhe mikut Tonë Astrit Kalaja, trupa e avokatëve i përcjell familjes ngushëllimet më të thella. Kjo ngjarrje është gjithashtu një goditje për të gjith sistemin e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.
Kjo ngjarje, për këdo është një thirrje alarmi për sigurinë, së pari të jetës dhe shëndetit të kolegëve, gjyqtarve dhe prokurorëve dhe njëkohësisht një thirrje edhe për avokatët për thellimin e punës për ndërgjegjësimin e palëve në procese penale, civile dhe administrative për c’ka atyre ju takon ligjërisht dhe për pritshmëritë në proceset ku ata përfaqësojnë palët”, shprehet dhoma e avokatisë.
Lini një Përgjigje