Aktualitet29 Maj 2023, 21:13

“Vuçiç, dora e djathtë e Millosheviçit”, Ngjela: Po u prek Kosova, SHBA bombardon përsëri Beogradin

Shkruar nga Pamfleti

“Vuçiç, dora e djathtë e Millosheviçit”,

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës e cilëson presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si dorën e djathtë të Sllobodan Millosheviçit.

I ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në “ABC News”, Ngjela u shpreh se nëse Serbia prek kufijtë e Kosovës, SHBA bombardon Beogradin.

Ndër të tjera, Ngjela nënvizoi se Rusia është e pafuqishme për luftë në Ballkan dhe nuk mund të krahasohet me SHBA.

“Ju e dini burrë shteti presidentin e Serbisë? E di kush është ai? Dora e djathtë e Millosheviçit. I kanë filluar revolta masive në Beograd. Ne nuk na intereson ta heqim, ne duam të zhduket një herë e mirë, të marrim të gjithë të drejtat tona. Po e rrëzon e djathta atje. Të gjitha janë në favorin tonë.

Po prekën kufirin e Kosovës, kanë prekur Amerikën, tha politika e lartë amerikane. Do t’i bombardojnë prapë Beogradin, e kanë pësuar një herë. Çfarë do fitojë Putini? Putini nuk ka fuqi. Rusia kishte një mit, ia zhveshi Ukraina. Nuk kanë fuqi ata para SHBA-ve, i zhduk brenda 24 orëve. Nuk kanë fuqi për luftë”, theksoi ai.

ngjela tensionet veri