TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2023, 16:06

“Kurti është superior ndaj presidentit serb”, Ngjela bën dekaratën e fortë: Vuçiç i ka hipur kalit të dështimit, do rrëzohet

Shkruar nga Pamfleti

“Kurti është superior ndaj presidentit serb”, Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë rast është shumë i ngjashëm me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky pasi Vuçiç po e kërcënon me tensionet e krijuara në veri të vendit.

I ftuar në Euronews Albania, Ngjela u shpreh se presidenti i Serbisë po përballet me revolta shumë të mëdha, pasi e djathta serbe i ka dalë kundër duke parë dështimet e tij.

Sipas Avokatit, Vuçiç do të rrëzohet pasi mënyra si po operon është kundër perëndimit, ndërsa shtoi se Rusia nuk mund ta mbrojë pasi është në krizë.

“Atij po i bëjnë revolta të mëdha, Vuçiç do rrëzohet sepse mënyra se si po operon është kundër perëndimit. Kundër perëndimit, ata vdesin. Rusia është në krizë, se mban dot. Ne na intereson të rrijë Vuçiç deri sa ta shkatërrojë, se ku gabon. E djathta i ka dalë kundër se e shikon që ky i ka hipur kalit të dështimit dhe po përpiqet ta ndalojë”, tha Ngjela.

I pyetur se si e shikon vijimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Ngjela tha se ai dhe të gjithë analistët e shikojnë Albin Kurtin superior pasi sipas tij, Vuçiç do që të bëjë Kosovën një federatë serbo-shqiptare dhe këtë gjë nuk e pranon askush.

“Analistët serioz që kam lexuar unë në bisedimet e tyre superior nxirrnin Kurtin. Të gjithë ekspertët normal thanë se është superior edhe unë kështu mendoj. Unë shikoj se kush është superior në bisedime. Vuçiç do që të bëjë Kosovën një federatë serbo-shqiptare. Po kush e pranon këtë?”, tha avokati Ngjela.

ngjela kurti vucic

Lini një Përgjigje