Aktualitet28 Shkurt 2024, 11:54

Vuçiç në Samitin e Ukrainës, analisti serb: Kush e detyroi të marrë pjesë!

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç në Samitin e Ukrainës, analisti serb: Kush e
Vuçiç në Samitin e Ukrainës në Tiranë

Analisti serb, Nenad Canak ka komentuar pjesëmarrjen e Aleksandër Vuçiç në Samitin për Ukrainën, teksa tha se prania e tij është e detyruar për shkak të presionit ndërkombëtar.

Sipas tij, Vuçiç nuk do të ketë asnjë mesazh domethënës për të përcjellë.

Në Tiranë mbahet sot Samiti për Ukrainën ku pjesëmarrës janë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici.

 

vuçiç në samitin e ukrainës