TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2023, 12:25

Del ekspertiza, zbulohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën private

Shkruar nga Pamfleti

Del ekspertiza, zbulohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit pas

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore për vdekjen e Brianit, 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

Sipas ekspertizës vdekja e 3-vjeçarit është shkaktuar nga dhënia e lëndës anestetike.

“Shkaku i vdekjes së shtetasit Brian Spahiu ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjelle vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insufiçiencës multiorganore të parikthyeshme”, thuhet në akt ekspertizën.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ekspertët mjekoligjorë që bënë akt ekspertimin e parë të vdekjes së 3-vjeçarit.

Dokumenti:

KONKLUZION: Mbështetur në të dhënat, arrijmë në përfundimin se:

1. Në trupin e kufomës shtetasit Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua nje mbetje plage kirurgjikale ne oksit, si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza ne lekuren e perreth tyre ne lekuren e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyreve me karakteristikat e pershkuara ne Akt.

Nga kqyrja e brendshme dhe egzaminimi histopatologjik u konstatua edeme e shprehur e trurit, staze dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard dhe perikard. Atelektaze e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemnte mononukleare, me zona pneumoragjie aat eritrocita Nekroze intersticiale, edeme e mushkerive. centrolobulare hepatike.

Me ekstravazate eritrocitare, elemente dhe infiltrate mononukleare te shprehur ne hapsiren porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut te lengshem dhe koagulave ne zgavren e barkut.

2. Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza perreth tyre, të verejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu jane pasoje e manipulimeve mjeksore. Mbetja e vjeter e plages verejtur ne lekuren e gjoksit eshte pasoje nderhyrje kirurgjikale.

3. Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhenia e lendes anestetike qe ka sjelle vuajtjen qelizore te thelle me mekanizmin e insuficiences multiorganore te parikthyeshme.

ekspertize shkaku klinike vdekje

Lini një Përgjigje