TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2025, 21:42

Zekthi “zbërthen” mesazhin e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit!

Shkruar nga Pamfleti

Zekthi “zbërthen” mesazhin e Ambasadës Amerikane për

Në podcastin “TëPashoq” në kanalin në “Youtube” të Pamfletit, politologu dhe analisti Fitim Zekthi ka analizuar qasjen e re të SHBA-së ndaj Shqipërisë.

Sipas Zekthit, politika e jashtme amerikane ka ndryshuar që nga janari i këtij viti duke marrë një qasje më të tërhequr dhe izolacioniste. Ai thekson se SHBA ka hequr dorë nga politika e saj e jashtme që ndërhynte kudo. Sa i takon reagimit të ftohët të SHBA-së për zgjedhjet, Zekthi tha se e lexon si një mesazh që SHBA nuk ka më interes për Shqipërinë. Më tej, ai shtoi se njëjta gjë po ndodh dhe me Kosovën e cila prej dy muajsh ndodhet në ngërç politik.

Shiko, në radhë të parë duhet të kuptojmë politikën e jashtme amerikane. Politika e jashtme e SHBA-së ka ndryshuar në mënyrë radikale. Presidenti Trump, që nga fillimi i vitit, ka përvijuar linja të reja të politikës së jashtme amerikane. Kjo politikë është pak a shumë izolacioniste, pra kemi një rikthim të traditës së vjetër amerikane, asaj të para Luftës së Dytë Botërore. SHBA-ja e ka pasur gjithmonë të rëndësishme dhe të fortë rrymën e politikës së jashtme izolacioniste, që nuk përfshihet në punët e botës dhe nuk merret me to. Presidenti Trump ka thënë: “Ne do të merremi me Amerikën, jo me çështjet e botës; do të merremi me to vetëm pak dhe rrallë, kur na kërkohet dhe kur është e justifikuar.” Kemi një tërheqje të Amerikës ndaj NATO-s dhe ndaj BE-së.

Po ashtu, SHBA-ja po tregohet indiferente ndaj zhvillimeve në Kosovë, madje krejtësisht e painteresuar. Atje, prej dy muajsh, nuk po krijohet qeveria. Pra, ka një zbehje; nuk është më ajo Amerikë intervencioniste e para janarit. Në këto kushte duhet të shihen edhe këto deklarata. Edhe ajo deklaratë, “përgëzojmë popullin shqiptar për zgjedhjet,” tregon se nuk ka më interes për Shqipërinë. Fakti që urojnë vetëm popullin shqiptar tregon se ata e njohin qeverinë aktuale si legjitime. Frika është se një mesazh kaq i ftohtë dhe i shkurtër tregon se interesi i SHBA-së ndaj nesh ka rënë”, tha Zekthi!

Lini një Përgjigje