TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 13:12

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Gokaj në KLP: Goditje krimit dhe korrupsionit, detyra është e shenjtë

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Gokaj në KLP: Goditje krimit dhe
Elvin Gokaj, kandidat për kreun e SPAK

Elvin Gokaj, kandidati i tretë në garën për kreun e SPAK, ka nisur të paraqesë platformën e tij para anëtarëve të KLP-së, ndërsa u shpreh se shmangia e ndërhyrjeve në procesin e punës së Prokurorisë së Posaçme, është themeli.

Ai ka premtuar rritje të mbështetjes për skuadrat hetimore si dhe shtimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

“Goditje të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Gokaj para anëtarëve të KLP-së, ndërsa shtoi se gjithashtu duhet të shtohet komunikimi i SPAK me publikun përmes mediave.

Gokaj e konsideron detyrën e prokurorit si të shenjtë, qoftë përballë Zotit ashtu edhe shoqërisë.

“Angazhohem që nëse zgjidhem kryetar i SPAK, do të mbështes stafin që të vijojë punën në mënyrë të pandikueshme”, tha Gokaj.

Ai vlerësoi se puna në grup është mjaft e rëndësishme, ndërsa tha se sot në SPAK ka 20 prokurorë, që të gjithë janë drejtues.

I gatshëm ti shërbej drejtësisë shqiptare dhe ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie ku efikasiteti dhe llogaridhënia të jenë standarde. Drejtësia është e shenjtë dhe e pandarë nga integriteti dhe morali. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë institucion që ruan pavarësinë dhe mbron të drejtat dhe liritë themelore të çdo qytetari. Zotimi im të konsolidoj SPAK, pavarësinë dhe besueshmërinë, që ky institucion vepron shpejt ty ku duhet dhe me masën e duhur. Ky është angazhimi im dhe vizioni që ofroj për drejtimin e SPAK", tha ai.

 

Lini një Përgjigje