Doloreza Musabelliu është një prej prokuroreve që garon për kreun e Prokurorisë së Posaçme.
Ajo është një prej prokuroreve e cila është marrë në mbrojtje për shkak të dyshimeve se grupi i Laert Haxhiut do të kryente atentat ndaj saj.
Ajo u shpreh se që nga momenti që ka nisur punë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka pasur një jetë të kufizuar dhe nuk e ka pasur problem.
Megjithatë sa i përket këtij kërcënimi theksoi se në fillim ishte tronditje për të, por problem ishte mënyra si e përballoi familja më vonë.
“Qe një tronditje për mua, por në atë rast kisha zbatuar rigorizisht ligjin, më tepër problematikat kaluan te familjarët e mi. U mësova me atë situatë, ndërsa familjarët e patën problem atë situatë”, tha ajo.
Gjatë prezantimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidatja për kreun e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, u pyet për debatin e fundit publik dhe politik që lidhet me masat e sigurisë, veçanërisht atë të arrestit me burg, e cila është përmendur edhe në rezolutën e Kuvendit.
Musabelliu sqaroi se drejtuesi i SPAK-ut nuk ka kompetencë të ndikojë në masat e sigurisë të kërkuara nga prokurorët apo të vendosura nga gjykata.
Lini një Përgjigje