TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 12:18

Vrasja e Fatbardh Licit, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Fatbardh Licit, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Safet Bajrit, Astmer
Safet Bajri

Është shtyrë në GJKKO seanca gjyqësore ndaj Behar Bajrit, Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit, të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës.

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO Safet Bajrin, Behar Bajrin (Rustemi), Astmer Bilalin, të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në gusht të vitit 2018.

Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

vrasja e fatbardh licit shtyhet seanca në gjkko

Lini një Përgjigje