TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2025, 20:36

Zgjedhjet ikën, a do të godasë tani SPAK në radhët e politikës?

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet ikën, a do të godasë tani SPAK në radhët e

Nga fitorja e PS, te mandati i Dumanit, SPAK në luftë me kohën...

Tashmë që zgjedhjet e 11 majit kanë përfunduar dhe pluhuri politik po bie, një pyetje qëndron pezull në ajër: A do të godasë SPAK në radhët e pushtetarëve? Pas arrestimit të bujshëm të kryebashkiakut Erion Veliaj, që tronditi themelet e PS-së në Tiranë, duket se SPAK mori një pauzë të zgjatur, duke shmangur çdo lëvizje me impakt të madh gjatë fushatës zgjedhore.

Më shumë se sa mungesë prove apo dosjesh, sinjalet janë të qarta: SPAK nuk ka dashur të prishë "balancën" e momentit dhe të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve. Por tani që zgjedhjet mbaruan, disa prej emrave politikë që dolën humbës pritet të humbasin edhe imunitetin parlamentar në shtator. Kjo mund të sjellë një valë të re hetimesh e ndalimesh, nëse SPAK nuk do të ndalet nga faktorë të tjerë.

Sepse përtej politikës së ditës, në horizont po shfaqet një garë e re: ajo me kohën. Mandati i kreut të SPAK, Altin Dumani, përfundon në dhjetor. Deri më tani, mazhoranca nuk ka dhënë asnjë sinjal për ndonjë ndryshim ligjor që do t’i lejonte prokurorëve të SPAK të rikandidojnë, apo që Dumani të vijojë edhe për një mandat të dytë. Në këtë sfond pasigurie, çdo hetim i bujshëm rrezikon të mbetet përgjysmë – ose të pengohet nga llogaritë politike që do të vijnë pas formimit të parlamentit të ri.

Situata bëhet edhe më delikate, kur kujtojmë se përpara zgjedhjeve u ngrit nga mazhoranca Komisioni Antikorrupsion, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Ky komision kishte për qëllim të ndryshojë një sërë ligjesh që lidhen me institucionet e pavarura, përfshirë drejtësinë. Me Xhafajn që tashmë është rikthyer në Kuvend si deputet, dhe me axhendën e tij të paqartë, nuk përjashtohet mundësia që të tentohet një "riformatim" i sistemit aktual të drejtësisë.

Kjo do të thotë se SPAK jo vetëm që është nën presion për të goditur të mëdhenjtë, por është edhe në luftë me kohën. Disa dosje janë të hapura prej kohësh dhe duhet të shohim në seod të mbyllen, apo fitorja e mazhrocës ka “trembur” edhe drejtësinë e re. /Pamfleti

Lini një Përgjigje