TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2025, 16:36

Zjarr i madh pranë qendrës së personave me aftësi ndryshe në Berat, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh pranë qendrës së personave me aftësi ndryshe

Një zjarr i madh ka rënë sot pranë Qendrës Rezidenciale Lira në qytetin e Beratit. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vendosur disa goma në afërsi të kësaj qendre, ku strehohen persona me aftësi ndryshe dhe më pas i kanë djegur ato.

Pas njoftimit të marrë nga personali i kësaj qendre, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrëfikëse, që në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit, që po përhapej me shpejtësi.

Fatmirësisht zjarri nuk ka shkaktuar dëme por si pasojë e tij, retë e zeza të tymit kanë mbushur gjithë zonën, duke shkaktuar një dëm mjedisor.

Burimet policore konfirmojnë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të zjarrit.

Lini një Përgjigje