TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2025, 15:40

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Darëzezës, flakët i afrohen lokaleve

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Darëzezës,

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha pranë plazhit të Darëzezës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era e fortë, duke iu afruar disa lokaleve në zonë.

Në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët. Bashkë me ekipet zjarrfikëse, në ndihmë janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Autoritetet po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa vijon puna për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

 

Lini një Përgjigje