TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Gusht 2025, 16:10

Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Devoll, era favorizon përhapjen e flakëve

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Devoll, era favorizon
Pamje nga zjarri në Miras, Devoll

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në një zonë mbi fshatin Miras.

Mësohet se në vendin ku ka rënë zjarri ndodhen momentalisht 10 zjarrfikës me dy mjete dhe rreth 20 forca nga drejtoria e shërbimeve dhe ajo e pyjores.

Vatra e zjarrit duket se po merr përmasa për shkak të favorizimit të erës dhe dendësisë së bimësisë dhe pishave brenda pyllit.

Po ndërhyhet me mjetet zjarrfikëse dhe me mjete rrethanore, ndërsa terreni mbetet i vështirë.

Shqipëria po përballet me situata të rënda zjarresh në disa zona të vendit. Ndër zonat më të rrezikuara është pylli i Pishë-Poros në Novoselë, bashkia Vlorë, ku zjarri i nisur që dje në fshatin Delisuf ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.

Një tjetër vatër shqetësuese është në fshatin Bogovë të Skraparit, ku zjarri ka nisur dje rreth orës 16:30 në një hangar dhe më pas është përhapur në sipërfaqe pyjore me pisha.

 

zjarr ne devoll

Lini një Përgjigje